Rafaelo Comfort & Family
Comfort & Family Hotel | Shëngjin – Beachfront
Përshkrimi i hotelit
Rafaelo Comfort & Family ndodhet buzë detit në Shëngjin, me plazh privat dhe akses direkt në vijën e parë të bregdetit. Hoteli ofron ambient ideal për pushime familjare dhe relaks, me pishinë infinity, tarracë dielli dhe pamje të hapura nga deti. Mysafirët kanë në dispozicion edhe SPA & Wellness për çlodhje të plotë.
Dhomat janë komode dhe moderne, të pajisura me ajër të kondicionuar, ballkon, banjo private dhe facilitete bashkëkohore. Janë të disponueshme dhoma familjare dhe dhoma për fëmijë, të dizajnuara për rehati maksimale.
Hoteli disponon restorant, bar dhe coffee shop, si dhe ambiente shtesë relaksi si fitness room, fireplace i jashtëm dhe muzikë live. Parkimi privat në ambientet e hotelit është falas.
CMIMORE 2025
(Sipas paketave të hotelit – për detaje kontaktoni)
SHËRBIME & FACILITETE
Plazh privat (Beachfront)
Pishinë infinity
SPA & Wellness
Wi-Fi
Parking privat falas
Restorant · Bar · Coffee Shop
Fitness Room
Muzikë live
Ambiente familjare & për fëmijë