Athena Pallas Village – Elia, Sithonia
Koncepti: HB (Mëngjes + Darkë)
Athena Pallas Village, pjesë e Acrotel Hotels & Villas, ndodhet buzë detit në zonën e Elia, rreth 8 km nga Neos Marmaras dhe 11 km nga Nikiti. Resorti disponon plazh privat dhe ofron eksperiencë autentike greke.
Mysafirët shijojnë mëngjes të certifikuar grek dhe kuzhinë gourmet përmes konceptit “Acrotel Dine Divine”, me pesë restorante tematike. Restoranti Hierion është vlerësuar në Tourism Awards për konceptin unik gastronomik. Gjithashtu janë në dispozicion pesë bare.
Dhomat janë të pajisura me TV satelitor, ajër të kondicionuar dhe minibar. Qendra spa prej 1200 m² përfshin sauna, banja me avull, trajtime masazhi dhe ambiente relaksuese me produkte vegan.
Resorti ofron pishina për të rritur dhe fëmijë, fushë tenisi, bowling, palestër dhe Mini Kids Club.
Periudhat e Akomodimit 2024:
01.04–03.04
06.04–10.04
26.04–28.04
09.05–12.05
15.05–19.05
22.05–26.05
Paketa HB (Mëngjes + Darkë)
WiFi · Parking · Pishina · SPA · Plazh Privat